Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj arrestimeve të shqiptarëve në Serbi, duke drejtuar kritika të ashpra në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ahmeti thotë se kjo ministri pas arrestimeve ka sugjeruar qytetarët e Kosovës që të mos udhëtojnë për në Serbi, ndërsa familjarëve të tyre po u thotë se janë ndërkombëtarët ata që po merren me këtë çështje.
Madje Ahmeti këtë situatë e ka krahasuar me një skeç të humoristëve të njohur si Stupcat.
Reagimi i plotë i Ahmetit në Facebook
Pas arrestimit të personit të dytë nga Serbia në një periudhë të shkurtër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sygjeron mos me udhëtu përmes Serbisë.
Familjeve ju thotë që po merren të huajt me këtë, a atyre vetëm po ju zgjatet paraburgimi.
Po më kujtohet skeçi i Stupcave kur Vedati vritet në veri duke vizitu tezën e Mensuri mbi trup i bërtet “çka dreqin lype me shku, taman kem tu u ndreq”.
Me këtë qeveri po bëhemi jetima secili.