Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të PDK-së lidhur me punësimet në komunë, duke thënë se PDK, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi nuk mund ta ndërrojnë rezultatin me shpifje.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se shpifjet po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.
“Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dal e para në 10 komuna. PDK, Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë. Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë. Numrat?”, ka shkruar ai në facebook./KosovaPress/