Aktuale

Ahmeti: Pakoja e parë ekonomike e cila po zbatohet në mënyrë gjysmake është e pamjaftueshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se co ditë vonesë në një pako intervenuese ekonomike e rrit koston më vonë.

Ahmeti thotë se pakoja e parë ekonomike e cila po zbatohet në mënyrë gjysmake, është e pamjaftueshme nëse nuk duam të shohim krizë të zgjatur ekonomike.

“Me zbutjen potenciale të pasojave shëndetësore të virusit, shtohet presioni për pasojat ekonomike të kësaj pandemie. Çdo ditë vonesë në një pako intervenuese ekonomike e rrit koston më vonë. pra në qoftë se në fillim kanë qenë të nevojshme 100 milion për intervenim, sot nevojitet një shumë tepër me e madhe për të arritur efektet e njëjta si 100 milionëshi në fillim. Pakoja e parë ekonomike e cila po zbatohet në mënyrë gjysmake është e pamjaftueshme në qoftë se nuk duam të shohim krizë të zgjatur ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.

Madje Ahmeti, nuk po e kupton pse ministritë e linjës nuk kanë hapësirë me u taku me subjektet politike për t negociuar pakot e përbashkëta.

E ai me ironi thotë, se ”A duhet me ju thirr ndonjë ambasadë me ju bo bashkë?”

“Nuk po mundem me e kuptu që nuk po ka hapësirë as me u taku subjektet politike për negociata për një pako të përbashkët. A duhet me ju thirr ndonjë ambasadë me ju bo bashkë? Kuptoni që këto kalkulime politike kanë pasoja në jetë njerëzish. Kfilluni! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.