Aktuale

Ahmeti njofton se filluan testimet e shpejta në Prishtinë, ja në cilën lagje po kryhen testet

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka filluar testimin me teste rapide (të shpejta) antigjenike, shkruan Gazeta Express.

Ahmeti ka njoftuar se testimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 7 në lagjen Emshir dhe sipas tiju, ka një besueshmëri prej 99.7 për qind të rasteve pozitive.

“Pa dyshim se ky lloj i testimit do të lehtësojë lokalizimin e një numri të madh të qytetarëve që janë #covid19 pozitiv duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme në komunitetet e tyre, sidomos tani në periudhën e festave të fundvitit. Me këtë test qytetarët rezultatin e marrin 20 minuta pas testimit. Sikurse edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptomë duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt”, thuhet në njoftimin e Ahmetit. /Express/