Aktuale

Ahmeti: Nga viti 2018 do të ndryshojë mbledhja e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se nga viti 2018 do të ndryshojë mbledhja e mbeturinave në kryeqytet.

Sipas Ahmetit, kontratat do të bëhen me Komunë ndërsa vendet problematike për kontejnerët do të ridizajnohen.

“(p.sh. kabinat në Dardani), do të vendosen kontejnerët në çdo lagje të papërfshirë dhe do të ketë edhe dallim të kontejnerëve për banorë dhe për hapësira komerciale. Kemi marr edhe ndryshimet buxhetore që na lejojnë këtë dhe kemi kaluar rregulloren e re të mbeturinave Do të ketë orar të ri logjistik të mbledhjes së mbeturinave”, ka njoftuar Ahmeti në Facebook.

I pari i kryeqytetit ka thënë gjithashtu se gjatë vitit 2019 do të bëhet edhe studimi i riciklimit se çka do të bëhet me mbeturinat tona derisa shton se beson se do të fillojmë me ‘waste-to-energy’ nga viti 2020. “Kemi marrëveshjen e nënshkruar me Bankën Evropiane për ndihmë financiare për riciklimin e mbeturinave”, shkruan Ahmeti në Facebook./KosovaPress/