Aktuale

Ahmeti: Nesër do të procedojmë tre padi kundër LDK-së

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se do të procedojë tre padi kundrejt Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ahmeti përmes një shënimi në Facebook, i ka dalë në mbrojte nënkryetarit të Komunës Dardan Sejdiu i cili u kritikua nga LDK-ja për pjesëmarrje në protestën e thirrur sot nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Më poshtë është një komunikatë e “akademikëve” të LDK-së, e treta e këtyre ditëve të fundit e mbushur me shpifje, ofendime për neve.” shkruan Ahmeti në Facebook.

Ndërsa në lidhje me Sejdiun, Ahmeti shkruan se Dardani sot me komunën ka korrur edhe një fitore. “Eshtë personi kyq që ka punuar në projektin e autobusëve, që me ratifikimin në Kuvend po jetësohet e kjo është përgjigja më e mirë për ta.” thekson Ahmeti.

“P.S. Harrova të them se ne deponojmë tre padi nesër”, shkruan në fund Ahmeti./KosovaPress