Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në debatin e sotëm në Kolegjin AAB, tek sa po fliste për rëndësinë e transparencës dhe dixhitalizimit nëpër institucionet shtetërore, tha se ‘sikur edhe shpenzimet për dreka e darka, po t’i kenë transpoarente, në çdo komunë dhe çdo institucion shtetëror, ato do të reduktoheshin shumë”.
“Po t’i thuash çdo politikani se çdo fakturë që e ke pagu me para të shtetit, do të publikohet, ju garantoj që shpenzimet për dreka dhe darka do të reduktoheshin së paku përgjysmë. Pse? Se shkon ti në restorant, edhe kur ta bjen fakturën, mendon, a me ja qit komunës, apo po e paguaj vet. Veç mendja me të shku që mund ta qesin në gazetë, të ndal prej asaj”, deklaroi Ahmeti, transmeton Gazeta KNN.
Ai shtoi se përmes transparencës dhe dixhitalizimi nëpër të gjitha institucionet tona, mund të gjejmë se ku e ka zanafillën, kush e ka bërë dhe pse e ka bërë, çdo shpenzim të parasë publike. /Gazeta KNN