Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha të mërkurën se mirëpret dhënien e mandatit nga ana e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën.
Ai ka thënë se BDI do të veprojë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe se në këtë drejtim nuk ka kthim mbrapa.
“Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit, si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik, ka thënë Ahmeti.
Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov i ndau sot mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re të vendit.