Aktuale

Ahmeti: Kriza nuk mund të tejkalohet me protesta

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë të premten se partia e tij po kryen konsultime me ekspertët në lidhje me formimin e qeverisë maqedonase dhe mundësitë kushtetuese për konstituimin e thirrjes së Kuvendit të ri, pas të cilës do të marrë vendimin për hapat e ardhshëm.

Ai këtë deklaratë e bëri para takimit të kreut të partisë, i cili sot ka nisur në vendin Reqicë e Vogël, në afërsi të Tetovës.

Ahmeti ka thënë se eskalimi i situatës nuk favorizon askënd dhe se kriza nuk mund të tejkalohet me protesta.