Ndaj akuzave të degës së PDK-së ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ndaj tij sot dega e PDK-së në Prishtinë ka aadresuar akuza për punësime të paligjshme.
Por sipas Ahmetit gjenerata e re e PDK-së nuk është ngritur me sakrificë por me servilizëm ndaj Kadri Veselit.
Postimi i Ahmetit:
Gjenerata e re e PDKse apo më mirë me e quajt gjenerata e Kadri Veselit, për dallim nga themeluesit, nuk ështe ngritur me sakrificë apo aktivizëm kombëtar por vetëm me servilizëm ndaj Kadrisë. Ky servilizëm është shpërblyer me financa e pushtet.
Keta janë gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve të shpërndarjeve të lajmeve të rrejshme. E mira është se Kadria i nxorri gati të gjithë mbi sipërfaqe dhe tash këta duhet me tregu vetën. Këta nuk kanë as konstituencë e as votues prandaj edhe nuk japin llogari publike por vetëm llogari te shefi ku shtyhen se cili shpifi më shumë e cili lujti me shumë lojë të flliqta. Kane qef krejt me u bo ShIKa të vegjël.
Kadria po e shkatërron PDKnë ashtu sic gati e shkatërroi Kosovën. Për këtë të dyten e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim.