Aktuale

Ahmeti: Është koha që të lehtësohen masat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i lumtur që edhe sot asnjë rast nuk është regjistruar pozitiv me koronavirus në kryeqytet.

Ai në ‘Facebook’ ka shkruar se ka nevojë për planifikim e masa ekonomike kurse ka shtuar që është koha që të bëhet një kalendar që ju tregon qytetarëve se kur fillojnë të relaksohen masat.

“0 (zero) në Prishtinë e 10 në krejt Kosovën. Është koha për kalendar që ju tregon qytetarëve se kur fillojnë të relaksohen masat. Duke filluar nga dyqanet e vogla në fazën e parë e deri te gastronomia në fazën e fundit. Kemi nevojë për planifikim dhe masa ekonomike. Prishtina është gati për zbatim. Bashkë me qytetarët do të je dalim. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti, përcjell FaktePlus.