Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka pranuar qarkoren informative nga Qeveria e Kosovës, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Ahmeti bëri të ditur se në kuadër të kësaj qarkore parashihen gjoba për biznese dhe person fizik që nuk i respektojnë këto masa.
I pari i Prishtinës theksoi se gjobat për biznese janë nga 3 mijë euro deri në 8 mijë euro.
Ndërkaq për persona gjobat shkojnë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.
Njoftimi i plotë:
Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim:
1000-2000€ – për person fizik;
3000-8000€ – për person juridik;
Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka!
Zbatoni masat!