Ahmad Khan Rahami, 28 vjeç, kërkohet për t’u marrë në pyetje lidhur me shpërthimin e së shtunës në Chelsea të Nju Jorkut, tha sot FBI-ja.
Rahami është një qytetar amerikan i lindur në Afganistan.
Adresa e tij e fundit që dihet është në Elizabeth, Nju Xhersi, vetëm pak milje larg nga Nju Jorku.
Ai kërkohet për t’u pyetur lidhur me bombardimin në Chelsea, ku u plagosën 29 persona dhe u zbulua një pajisje e dytë disa blloqe më tutje, në Manhattan.
Autoritetet gjithashtu zbuluan disa mjete shpërthyese në stacionin e trenit “Elizabeth” dje në mbrëmje vonë.
