Komisioni Ndërministror i Qeverisë së Kosovës, i përbërë nga pesë ministria i’a kanë vazhduar mandatin drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa edhe për tre muaj.
Arsyeja e vazhdimit të mandatit për tre muaj drejtorit aktual është bërë për shkak se Telekomit të Kosovës i mungon Bordi i Drejtorëve.
Agron Mustafa ka treguar për Gazetën Online Insajderi se atij i është vazhduar mandati për shkak të ruajtjes së gjendjes aktuale që është në Telekom.
“Komisioni ndër ministror ku e përbëjnë pesë ministra që është i përcaktum nëpërmjet ligjit për Ndërmarrje Publike kanë marr vendim për një vazhdim tre mujorsh për shkak se jemi pa bord edhe ky vendim është marr vetëm për shkak të ruajtjes së gjendjes aktuale që është ne Telekom edhe mos me lon naj eksperiment eventual ose me naj ushtrues detyre”, ka thënë Mustafa për Insajderin.
Mustafës i ka kaluar mandatit gjatë javës së kaluar dhe deri sa të formohet bordi për ta emëruar dhe të shpallet konkursi ai do ta mbajë këtë pozitë.
Në garë për të parin e Telekomit të Kosovës është Nuredin Krasniqi, i cili në vitin 2011 ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të PTK-së.