Gazetarja e ‘’Periskopit’’, Artinë Muçiqi ka fituar çmimin për storien më të mirë me temë ‘’Roli i gruas dhe sfidat me të cilat përballet’’.
Ndarja e çmimit është bërë në një ceremoni të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), dhe është bërë pas punëtorisë dy-ditore me gazetarë.
Në ceremoninë, Sigrid Meijer, menaxhere e programit promovimi i sektorit privat “Sëisscontact”, në Kosovë tha se synimi i projektit të tyre është fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në fuqinë punëtore.
Ajo gjithashtu shpresoi që kjo temë të vazhdon të trajtohet në ta ardhmen që të promovojnë rolin e gruas në fuqizimin e ekonomisë të Kosovës.
‘’Përveç promovimeve të punësimit të sektorit privat një nga synimet e projektit tonë është edhe fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në fuqinë punëtore. Këtë gjë pra pjesëmarrjen e më shumë grave ne fuqinë punëtore e bëjmë në mënyra të ndryshme, një prej tyre është edhe lehtësimi i qasjes së grave në të drejtat pronësore dhe rritja e vetëdijesimit për të drejtat e tyre pronësore……Gjatë trajnimit që ju e keni pasur me siguri keni dëgjuar ose keni marrë më shumë informata se si ka mjaftë studime të cilat dëshmojnë në biznese të cilat kanë një fuqi punëtore më diverse, pra, me pjesëmarrje më të madhe të grave kanë në të njëjtën kohë edhe më shumë përfitime si biznese…..shpresoj që kjo temë t’iu ketë pëlqyer dhe t’u ketë tërhequr vëmendjen tuaj dhe të vazhdoni në të ardhmen të bëni tema apo storie të cilat promovojnë rolin e grave në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës’’ tha Meije r
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Gazetarëve, Arben Salihu u shpreh se janë të ngopur nga temat politike e nacionale dhe se tema për fuqizimin e gruas në biznes është një temë që nxit një interes më të madh në komunitetin tonë.
‘’Qëllimi jonë është që të ndikojmë për së miri në raportimin e temave të cilat nganjëherë lihen pas dore…. për shkak se mendojmë se këto janë temat që duhen me u trajtu më shumë sepse jemi ngopur me tema politike me tema të fushave nacionale të interesit nacional…. Në këtë rast e kemi mendu se fuqizimi i gruas në biznes mundet me qenë një temë shume interesante e cila shpresojmë të nxit interes shumë më të madh në komunitetin tonë për me ndikuar për një ndryshim më të mirë sepse çelësi për me ndodh ndryshime dhe zgjidhje në mënyrën e duhur është informimi i duhur‘’, tha Salihu.
Ai i cili i inkurajoi gazetarët për tema të tilla ishte edhe hulumtuesi i GAP-it, Bekim Salihu, i cili tha shkrime të tilla të mos bëhen vetëm duke e pretednurar çmimin por duke e pretenduar edhe përmbushje e misioni që është primar për informim të opinionit.
“Për fat të keq e kemi vetëm një çmim dhe natyrisht do të jetë vetëm një i kënaqur në këtë rast ,por unë ju inkurajoj që të bëni shkrime të tilla në ndonjë paraqitje të tjera, ndoshta, jo vetëm të kësaj fushe por edhe të fushave tjera jo domosdoshmërisht duke pretenduar çmimin por domosdoshmërisht duke pretenduar përmbushjen e misionit tuaj i cili është primar, pra, informimi i opinionit’’ tha Salihu.
Artinë Muçiqi tha se shpreson që gazetarët të përkushtohen më shumë në këtë fushë dhe të merren me promovimin e gruas në shoqëri në mënyrë që të rritet edhe roli dhe ndikimi i saj./KosovaPress/