Siguria ishte kryefjala e asaj që ndodhi në Elbasan, pasi përpos mbi 2000 policëve që ishin angazhuar, kishte edhe shumë agjentë të SHISH dhe
Mossad në të katër anët e stadiumit, por edhe në pallatet rreth ‘Elbasan Arena’-s.
Shqiptarja.com sjell fotografi të agjentëve të shërbimeve sekrete të Izraelit, Mossad, por edhe të shqiptarëve që ishin në vigjilencë maksimale për të shmangur cdo incident.
Madje, jo vetëm jashtë fushe, por edhe brenda saj kishte agjendë, pasi 2 prej tyre kanë qëndruar gjatë gjithë kohës duke ruajtur bankinën e Izraelit.
Ndeshja përfundoi në mënyrën më të keqe për kuqezinjtë, por Shqipëria e fitoi ‘ndeshjen’ e sigurisë, pasi nuk u shënua asnjë incident.
FOTO/ Agjentët e Mossad në fushë dhe jashtë saj me snajpera (shqiptarja.com )