Aktuale

Agjencia falsifikonte dokumente

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës pas zhvillimit të hetimeve, ka zbatuar urdhëresën e me ç’ rast është kontrolluar një zyre të një agjencie në Gjakovë, lidhur me dyshimet se në zyrën e kësaj agjencie falsifikohen kontratat e punës, llogaritë bankare, vërtetimet e ATK-së, Trustit Pensional.

Gjatë kontrollit është gjetur një vulë me mbishkrim të një firme me të cilën vulosen dokumentet, kontratat e punës dhe vërtetimet e pushimit për kinse janë punëtorë të kësaj firme, me qëllim të prezantimit në ambasada për viza Shengen.

Me urdhër tw prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/