Aktuale

Agim Nuhiu, shqiptari i parë në krye të MPB-së në Maqedoni

Sot rreth orës 10:30 minuta në kabinetin e ministrit të brendshëm është kryer pranim dorëzimi i pozicionit të ministrit.

Në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës dhe ligjet që dalin nga marrëveshja, posti i ministrit tani i takon zëvendësministrit Agim Nuhiu. Ministri i deritanishëm Oliver Spasovski ia dorëzoi funksionin dhe Nuhiu u bë ministri i parë shqiptar i Punëve të Brendshme.

Përveç ministrit Spasovski nga funksioni tërhiqet edhe ndihmës ministri Oliver Andonov.