Sezoni i nxehtë i verës zhvendos të gjithë drejt plazhit.
Siç duket vetëm kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk do të shkojë askund.
Këtë e ka treguar vetë Bahtiri për Gazetën Express, duke thënë se nuk e ka luksin për pushime.
“Jo nuk ka me shku kërkund, sepse kemi punë shumë, nuk e kam lluksin për me shku në pushim”, ka thënë Bahtiri për Express.
Sidoqoftë, Bahtiri jeton në fshatin Gushavc të Mitrovicës, ku afër shtëpisë ka lumin ‘Ibër’. /GazetaExpress/.