Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur sot me një ofertë të re për LDK-në.
Ata kanë propozuar që presidenti të emërohet nga ta dhe të votohet nga Vetëvendosja. Këtë e ka thënë sot kryetari i partisë, Isa Mustafa. Sipas tij, LDK-ja do të heq dorë edhe nga një ministri dhe pas zgjedhjes së presidentit, ata do ti kishin 4 kurse VV-ja 7 ministri.
E anëtari i VV-së Agim Bahtiri i ka bërë apel LDK-së që ta nënshkruajnë marrëveshjen [ara seancës konstituive të Kuvendit.
Ai ka thënë se po e bën këtë apel për hir të qytetarëve që kërkuan ndryshim.
“Apeloj te Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryetari i LDK-së që për hir të qytetarëve, të cilët më 6 tetor kanë votuar me zemër për ndryshim, të gjejnë kurajë dhe ta arrijnë marrëveshjen për bashkeqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje para seancës inauguruese të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.
Shkrimi i plotë
Agim Bahtiri
Apeloj te Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryetari i LDK-së që për hir të qytetarëve, të cilët më 6 tetor kanë votuar me zemër për ndryshim, të gjejnë kurajë dhe ta arrijnë marrëveshjen për bashkeqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje para seancës inauguruese të Kuvendit të Kosovës.
Qytetarët po presin me padurim që kjo të ndodh, prandaj është domosdoshme që marrëveshja të arrihet tani.
Kërkesës time mendoj se i bashkëngjiten qindra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë në ankth dhe ne nuk guxojmë t’i zhgënjejmë, pasi që qytetarët kësaj radhe kanë treguar vendosmëri për të dalë nga terri. Qytetarët na e kanë besuar qeverisjen, andaj ne duhet ta qojmë në vend vullnetin e tyre së bashku.
Për hir të qytetarëve, largimit të së keqes dhe kthimit të normalitetit në vend, apeloj të LDK-ja të heq dorë nga disa interesa momentale dhe ta nënshkruaj sot marrëveshjen.