Ferit Agani ligjërish vazhdon të jetë ende në krye të Partisë të Drejtësisë (PD) për arsyen se akoma nuk ka një vendim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) në lidhje me kërkesën e shkarkimit të tij, shkruan Gazeta Express.
Një grup i pakënaqur brenda PD’së para disa muajsh mbajtën një kuvend të jashtëzakonshëm në të cilin shkarkuan kryetarin Ferid Agani dhe zgjodhën kryetar Sylejman Çerkezin. Një nga iniciatorët e këtij kuvend, Fidan Mustafa tha për Gazetën Express se kërkesën e shkarkimit e kanë dërguar prej kohësh në KQZ por ende nuk kanë një përgjigje.
“Ne jemi në pritje që të hënën dotë merret vendimi i drejte mbi këtë proces duke shpresuar që ky organ, KQZ, të ruaj pavarsin e tij nga politika, si një ndër institucionet më me rëndësi për peocesin e demokracisë.” tha Mustafa.
Ai më tej paralajmëroi se nëse gjatë javës së ardhshme KQZ nuk jep përgjigjie, të njëjten dosje do të dërgojnë edhe në OSBE për një përgjigjie brenda afateve.