Rajon & Botë

Afganistani nënshkruan marrëveshje paqeje me grupin kryesor rebel

Qeveria e afgane e unitetit nënshkroi sot një marrëveshje të shumëpritur të paqes me grupin kryengritës, Hezb-e Islami Gulbuddin (Lëvizja Islamike e Gulbuddinit).

Sipas marrëveshjes, të nënshkruar në Kabul nga zyrtarë të lartë nga të dy palët, pas muajsh negociatash, pritet që grupi të ndalojë të gjithë aktivitetin ushtarak dhe operacionet e tij ushtarake.

Gjithashtu marrëveshja ofron imunitet gjyqësor për të gjithë anëtarët e tij.

Është themeluar në vitin 1977 dhe ka luftuar kundër forcave ndërkombëtare dhe qeverisë afgane që prej ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 2001.