Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj muaj më parë kurorëzoi dashurinë me fejesë me hokeistin Jakub Kindl.
Ajo ka lënë pas pothuajse çdo angazhim nga jeta profesionale, duke iu përkushtuar tërësisht jetës private, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Afërdita kishte udhëtuar në Nju Jork, ku po pushonte bashkë me një mike të saj dhe nga atje solli imazhe të vendeve që vizitoi.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka postuar një fotografi në të cilën ka shfaqur një trofe.
“Krenare me ty i dashur”, ka shkruar ajo mbi atë imazh, duke nënkuptuar se ai kishte fituar në ndonjë garë.