Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit në bagazhin e veturës të cilën ishte duke e drejtuar, janë gjetur dhe konfiskuar 9.940 kg substancë e dyshuar e llojit marihuanë.
I dyshuari pasi është intervistuar nga njësitet e DHTN-së, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/