Aktuale

Aeroporti njofton se kur do të jenë datat e fluturimeve për në qytetet evropiane

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se nga 4 deri më 6 prill do të bëhen nisjet për në qytetet evropiane

Përmes një postimi në ‘Facebook’ bëhet e ditur se më 7 dhe 8 nuk ka fluturime.

Po ashtu është bërë e ditur se fluturimet do të operohen vetëm për udhëtarë në shkuarje.

Për bileta dhe ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, udhëtarët luten që të jenë në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

Njoftimi i plotë:

Fluturimet nga 4 Prill – 8 Prill 2020

4 Prill 2020/Tri fluturime

EW5710 Prishtinë – Stutggart (ora 11:10) EUROWINGS

EW5703 Prishtinë – Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS

GM6075 Prishtinë – Basel (ora 11:45) CHAIR

5 Prill 2020/Katër fluturime

GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 11:45) CHAIR

EW5712 Prishtinë – Stuttgart (ora 13:50) EUROWINGS

EW5710 Prishtinë – Stuttgart (ora 15:05) EUROWINGS

EW5702 Prishtinë – Dusseldorf (ora 19:50) EUROWINGS

6 Prill 2020/Një fluturim

GM6042 Prishtinë – Londër (ora 17:00) CHAIR

7 Prill/ Nuk ka fluturime

8 Prill/Nuk ka fluturime

Për bileta dhe ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, ju lutemi të jeni në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

VEMENDJE:

Fluturimet do të operohen me udhëtarë vetëm në shkuarje.