Rajon & Botë

Aeroplani nga Las Vegas për në Londër bën ulje emergjente

Aeroplani i kompanisë britanike “British Airways” fluturimi BA 274 i cili u nis nga Las Vegas për në Londër, ka deklaruar ulje emergjente në Skoci, shkruan RT, transmeton Expres.

Arsyeja e rastit emergjent ende nuk është bërë e ditur nga autoritetet, mirëpo web-faqja që monitorin fluturimet në mbarë botën të aeroplanëve, ka deklaruar se aeroplani ka bërë ulje urgjente në Skoci.