Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në këto momente është duke qëndruar në
aeroportin e Sofjes, në Bullgarisë.Aeroplani ku ndodhej Haradinaj nuk ka mundur të aterrojë në Prishtinë, në kohën që ishte paraparë, për shkak të motit të vështirë, dhe për këtë është kthyer mbrapa.
Për qëndrimin në Sofje të tij dhe udhëtarëve që ishin në aeroplanin e WizzAir, ka folur
zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.
Ajo ka treguar se po behën përpjekje që Haradinaj dhe udhëtarët të nisen për Kosovë.
“Janë mobilizuar të gjithë. Tash me neve janë duke u marrë ambasada e Kosovës në
Bullgari por edhe ajo bullgare. Janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që të bëhet kthimi për
Kosovë.
Nuk është vendosur ende se si të bëhet kjo. Edhe në Bullgari koha nuk është e
mirë”, ka thënë ajo për Express.Gashi ka bërë me dije për Express se Haradinaj nuk dëshiron të kthehet vetëm në Kosovë,
por ai insiston që kthimi të bëhet së bashku me udhëtarët që ishin në këtë aeroplan.
“Ne jemi duke kërkuar zgjidhje për të gjithë. Do të thotë nëse nisemi për Kosovë do të nisemi të
gjithë që kemi qenë në avion. Tash nuk dihet ende a do të bëhet kjo me transport rrugorë apo
ajrorë”, ka thënë Gashi.
Zëdhënësja e Qeverisë nuk ka mundur të thotë sigurt se nëse nesër Haradinaj do të jetë në
Kuvendin e Kosovës, kur pritet të votohet Demarkacioni.
“Me rëndësi tash është veç të bëhet një zgjidhje për tu kthyer në Kosovë. Pra, kjo është e
rëndësishme, për të tjerat nuk mund te themi asgjë”, ka thënë ajo