Rajon & Botë

Aeroplanët luftarakë të Turqisë godasin caqet e PKK në Irak

Aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë goditur caqet e militantëve kurdë në Irakun verior dhe Turqinë juglindore gjatë natës së mërkurës, ndërkohë autoritetet kanë imponuar ore policore të reja në zonat rurale përderisa policia dhe ushtria vazhdojnë t’i luftojnë kryengritësit.

Reuters njofton se luftimi erdhi vetëm një ditë pasi kryeministri turk Binali Yildirim tha se operacionet në zonën juglindore të banuar kryesisht nga kurdët kishin përfunduar, duke iu referuar papritmas përleshjeve të gjata me muaj në disa qendra urbane, dhe shtoi se Qeveria do të fokusohet në rindërtim, përcjell Gazeta Express.

Sulmet ajrore në Irakun verior të udhëhequr nga kurdët, kanë shkatërruar caqet e Partisë së Punëtorëve Kurdistain (PKK), përfshirë strehimet dhe depot e armëve.

Udhëheqësia e PKK-së është e vendosur kryesisht në Irakun veriore./Gazeta Express/