E quajtur ADS-B, kjo teknologji është arritje e madhe për industrinë e aviacionit.
Kjo teknologji do të marrë dy herë brenda sekondës shpejtësinë, lartësinë dhe pozicionimin global të një avioni, transmeton Express. Të gjitha këto të dhëna do të grumbullohen nga satelitë të vendosur në orbitë të ulët të tokës, ku të cilët më pas këto të dhëna do t`i kalojnë tek autoritetet e kontrollit të trafikut ajror.
Autoritetet e Aviacionit Civil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës, kanë obliguar të gjitha kompanitë ajrore që shfrytëzojnë hapësirat ajrore të kontrolluara nga këto autoritete, që deri në vitin 2020 të gjithë avionët ta kenë sistemin ADS-B të instaluar.