Rajon & Botë

Aeroplanë turq sërish e kanë shkelur hapësirën ajrore greke

Dy aeroplanë luftarakë turq dje katër herë e kanë shkelur hapësirën ajrore greke në pjesët verilindore dhe juglindore të Detit Egje, kumtuan autoritetet greke.

Sipas Greqisë, aeroplanët turq nuk kanë fluturuar në formacion dhe nuk kanë qenë të armatosur.

Të gjitha aeroplanët janë identifikuar dhe janë hasur në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Mediat greke komentojnë se incidenti ka ndodhur pasi që u publikuan informatat se muajin e kaluar nëndetëse të marinës turke vazhdimisht kanë hyrë në ujërat territoriale greke në Detin Egje dhe pas deklaratës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe përfaqësuesve të tjerë me të cilët e vendosën në pikëpyetje Marrëveshjen e Lozanës, e cila i vendosi kufijtë e Turqisë moderne, pas rrëzimit të Perandorisë Osmane.