Në bazë të fotografive të publikuara modelja duket se nuk ka ndryshuar fare.
Adrola Dushi mundohet të jetë sa më e afërt me fansat e saj duke postuar imazhe të ndryshme në Instagram, shkruan lajmi.net.
Bukuroshja shqiptare para pak çastesh ka publikuar disa fotografi nga fëmijëria e saj ku duket po aq e bukur si në ditët e sotme.
Jo më kot është një nga emrat më të kërkuar në sektorin e modës, 26 vjeçarja është pjesë e një prej kompanive më të mëdha të modës ‘Wilhelmina’. /Lajmi.net/