Aktuale

Adriatik Kelmendi: Ramiz Kelmendi të jep dorëheqje

Adriatik Kelmendi, analisti dhe gazetari i njohur, i është kundërvu deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi lidhur me hezitimin e tij që mos ta votojë sot demarkacionin.

“Nëse ai për çfarëdo arsye me vetëdije heq dorë nga përfaqësimi i këtyre interesave në Kuvend, atëherë duhet të japë menjëherë dorëheqje dhe t’ia lirojë vendin dikujt që përfaqëson qytetarët dhe jo familjarët”, thekson Kelmendi.

Pronari i ETC-së, Ramiz Kelmendi ka thënë mbrëmë se nuk do ta votojë demarkacionin pasi që frikësohet për fëmijët e tij dhe bizneseve.

Postimi i plotë i Adriatik Kelmendit:

Ramiz Kelmendi ndodhet brenda një keqkuptimi të madh!

Ai nuk është deputet për t’i përfaqësuar interesat personale, të fëmijëve të tij ose të bizneseve të tij.

Ai është në Kuvend për ta përfaqësuar vullnetin e votuesve dhe të qytetarëve të Republikës.

Nëse ai për çfarëdo arsye me vetëdije heq dorë nga përfaqësimi i këtyre interesave në Kuvend, atëherë duhet të japë menjëherë dorëheqje dhe t’ia lirojë vendin dikujt që përfaqëson qytetarët dhe jo familjarët.