Edhe pse ishte përfolur se ishin ndarë, duket se Adriana Lima ka vendosur t’i ofrojë edhe një shans ish të dashurit të saj.
Manekinia braziliane (35) është parë së fundi në shoqëri me futbollistin amerikan Julian Edelman (30), me të cilin kanë shkuar në shtëpi pas një ahengu në Met Gala.
Bukuroshja e famshme dukej fenomenale në mini-fustan.
Në fillim të vitit ishte përfolur për romancën ndërmjet Adriana dhe yllit të NFL, madje ajo kishte përcjellë edhe disa ndeshje të tij, por në mars ishte bërë e ditur se ata më nuk janë së bashku, transmeton KosovaPress.