ShowBiz

Adrian Gaxha flet per Luanen: Sa shume qenka zbukuruar

Disa vite më parë lidhja e tyre bëri bujë si dhe ishte ndër më të komentuarat në publik. Megjithatë çifti i showbiz-it shqiptar, Luana Vjollca dhe Adrian Gaxha vendosën që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre, duke lënë pas historinë së bashku.

Pavarësisht se lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe secili ka vazhduar jetën e tij, Gaxha i ruan momentet me Luanën si kujtime të bukura që kanë kaluar së bashku.

Teksa ishte i ftuar në rubrikë 3ND në emisionin “1 kafe me Labin”, këngëtarit të njohur ju shfaq një fotografi e ish-të dashurës dhe menjëherë erdhi erdhe reagimi i tij.

“Sa qenka zbukuruar! Më vjen mirë për suksesin e saj! Eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”, është shprehur Adriani.

Panorama Plus