Aktuale

Adoleshenti nga Devolli ngacmon seksualisht një 14-vjeçare

Një 17-vjeçar nga Devolli është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.

Policia bën me dije se në pranga është vënë 17-vjeçari me iniciale H.A, , banues në Bilisht-Devoll.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se në Bilisht H.A, ka ngacmuar seksualisht një 14 vjeçare.

Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.