Kryeprokurori Specialist, amerikani David Schwendiman, gjatë konferencës së sotme në Hagë, nuk ka treguar se kur mund të ngritët aktakuzat ndaj krerëve të UÇK ‘se që dyshohen për krime lufte. Për, këtë më shumë ka dhënë detaje administratorja e Dhomës Speciale (Gjykatës) e cila ka theksuar se shpreson proceset gjyqësore do të zhvillohen gjatë pjesës së parë të vitit 2017.
Agjencia e lajmeve Reuters duke rikujtuar raportin e Këshillit të Europës për Trafikim Ilegal me Organe në Kosovë, shkruan se aty involvohet edhe Presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi.
Schwendiman ka thënë se nuk merr instruksione nga askush kur është pyetur rreth asaj se ndaj cilit prej figurave të UÇK ‘se mund të ketë aktakuzë.
“ Nuk po flas për kënd dhe kur, nuk dua të flas se kush është në tavolinë e kush jo” ka thënë Schwendimann.