Rajon & Botë

Administrata e Obamas: Vetëm 116 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të kryera nga dronët

ShBA e ka pranuar se ka vrarë deri në 16 persona civilë përmes qindra sulmeve ajrore të kryera nga dronët, në vendet ku nuk është zyrtarisht në luftë, por ky numër është fraksion i numrit të regjistruar nga organizatat për të drejtat e njeriut.

James Clapper, drejtor i Inteligjencës Kombëtare, i ka publikuar këto shifra të cilat tregojnë se nga 64 deri në 116 civilë të pafajshëm janë vrarë në 473 sulme nga viti 2009 deri në fund të vitit të kaluar.

Në mes dy mijë e 372 dhe dy mijë e 581 luftëtarë janë vrarë në të njëjtën periudhë sipas këtij raporti, i cili nuk ka përfshirë sulmet në zonat e armiqësive aktive, përfshirë Sirinë, Irakun dhe Afganistanin.

Totali përfshirë njerëz të vrarë në Jemen, Libi, Pakistan, Somali dhe në vendet tjera ku grupet terroriste vlerësoheshin të jenë kërcënim për ShBA-në, dhe ku interesant e saj janë aktive./Gazeta Express/