Aktuale

Adem Mikullovci han keksa gjatë seancës

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka filluar seanca me disa pika të rendit të ditës.Në mesin e deputetëve të paktë të Vetëvendosjes që po marrin pjesë në seancë është deputeti më i vjetër në Kuvend, Adem Mikullovci.Teksa po ndiqte debatin mes deputetëve, Mikollovci është fokusuar nga kamerat teksa po hante disa keksa e kikirikë.

Më pas, ai shihet teksa i fut në xhep keksat e mbetur.

Duket se ai nuk ishte shumë i vëmendshëm për debatin që po zhvillohej në Kuvend.Në një fletë të bardhë që ai kishte para vetës shiheshin disa vizatime që ai i kishte bërë.