Aktuale

Adem Jashari i ri ndihet krenar për veprën sublime të gjyshit të tij (Video)

Nipi i Adem Jasharit, Ademi sapo ka mbushur të 14’at. Gjyshin e tij nuk pati fat ta njihte por të bëmat e tij për liri i di shumë mirë.

“Jam krenar për emrin që mbaj”, tha ai për RTK’në.

Thotë se gjyshi i tij e donte Kosovën të lirë andaj edhe sakrifica që bëri për vendin ishte e madhe.