Në dhjetor të vitit të kaluar ajo kurorëzoi lidhjen e saj me martesë.
Martesë kjo me një biznesmen nga Maqedonia, ku organizimi ishte mjaft privat, e të ftuar ishin vetëm familjarët e çiftit.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Shkupi, Adelina Tahirin e cila ka disa ditë që ka dhënë lajmin për shtatzëninë e saj.
Madje ajo ka zbuluar dhe gjininë e foshnjës e që është djalë.
Por, duket sikur shtatzënia vetëm se po e zbukuron atë!
Në fotografinë të publikuar në Instagram, e rregulluar në detaj, Adelina po duket mjaft në formë dhe e bukur si kurrë më parë.