Adelina Tahiri ka lënë anash angazhimet e saja si këngëtare dhe ka vendosur të kalojë pushimet verore në një nga pikat më të njohura turistike në Greqi.
Ajo së fundi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Facebook, ku shihet duke u relaksuar në bikini në ishullin Santorini, transmeton KosovaPress.
Ajo në foton e publikuar sonte, ka treguar trupin e saj shumë seksi, deri sa qëndron në ujë, dhjetëra metra mbi nivelin e detit, ku duket një panoramë mahnitëse, krahas Adelinës.
Adelina duket se po ia kalon mirë në ishullin grek, por ajo që bie në sy është se këngëtarja e bukur, ka kohë që po qëndron në pushime, pasi ka marrë një ngjyrë të mirë nga rrezet e diellit.