ShowBiz

Adelina Tahiri e nis ditën me këtë imazh pa grim

Adelina Tahiri është një prej këngëtareve më të komentuara aktualisht.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale me publikimin e imazheve të reja që prej kohës kur dha lajmin se po pret të bëhet nënë, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja e nisi me një “selfie”, në të cilën paraqitet tërësisht pa grim, ndërsa kishte veshur një bluzë të hapur tek gjoksi.

Adelina dukej e freskët pa grim, ndërsa ende nuk vërehet se ka shtuar peshë ani pse është shtatzëne.

Ajo është martuar me milionerin maqedonas Serjozha Markov. /Lajmi.net/