ShowBiz

Adelina publikon video nga pushimet, i dhuron puthje bashkëshortit

Adelina Tahiri është emër shumë i komentuar në titujt rozë.

Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë, por kjo gjë nuk po e pengon atë që t’i vazhdojë pushimet në plazh, shkruan lajmi.net.

Adelina kohë pas kohe sjell pamje nga vendi ku po pushon, e kështu ka vepruar edhe së fundi, por kësaj radhe ajo filmoi edhe bashkëshortin.

Derisa po qëndronte në një vend duke e pritur atë, Adelina afrohet dhe i dhuron një puthje bashkëshortit të saj.

Sa i përket profesionit, Adelina ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe i është përkushtuar më shumë jetës private. /Lajmi.net/