Vetëm 3 ditë më parë këngëtarja e famshme Rihanna ka publikuar projektin e saj të fundit “Wild Thoughts”.
Këtë këngë ajo e solli në bashkëpunim me DJ Khaled e cila që nga publikimi ka arritur aq shumë klikime, transmeton Gazeta Express.
E kjo këngë ka filluar të pëlqehet edhe nga këngëtaret kosovare.
Njëra nga to është këngëtarja Adelina Berisha.
Adelina në profilin e saj në Instagram ka postuar një pjesë të klipit të Rihannës duke treguar se kjo këngë po i pëlqen shumë asaj.
“Në dashuri me këtë këngë”, kishte shkruar Adelina.
https://www.instagram.com/p/BVf3kuoDT51/