Adea Pula, Ema Smajli, Edita Sopjani janë artistet të cilat kanë bërë bujë që në fillim të karrierës.
Por në mesin e tyre është edhe këngëtarja Adelina Berisha e cila tashmë si e rritur vazhdon të jetë tejet e komentuar, e më së shumti për linjat trupore. Këngëtarja e hitit ‘Lum e lum për vasha’, vazhdimisht po na sjellë hite të reja me klipe të nxehta të shoqëruar nga vetë ajo.
Në rrjetet sociale është po aq e ndjekur e cila ka mbi 270 mijë ndjekës, për të cilët nuk ngurron të shpërndajë imazhe të shumta dhe tejet seksi. Në imazhin e fundit ekspozon më shumë se c’duhet format trupore.