Këngëtares Adele i pëlqen që buzët ti lyejë me të kuqe, dhe këtë e kemi parë në shumë raste të paraqitjeve të saj publike.
Këngëtarja e hiti “Halo” është parë në Toronto , duke vizituar një kopsht zoologjik.
Ajo ishte e shoqëruar nga truproja e saj, dhe dukej shumë rehat në përditshmërinë e saj. Për këtë ishte kujdesur qe të vishej në mënyrë sa më të thjesht, ashtu siç mund të vishen kalimtarët e rastit.
Ndërkohë, një tjetër gjë që ra në sy tek Adele, ishte se ajo nuk ishte fare e grimosur.
Madje në bazë të fotografisë, Adele duket se nuk ka vënë as edhe ndonjë produkt tjetër kozmetik./KosovaPress/