Këngëtarja e popullarizuar britanike Adele ka ditë që po u ofron mbështetje heronjve dhe viktimave të zjarrit katastrofal në Grenfell Tower, transmeton KosovaPress.
Kësaj radhe ajo ka vizituar zjarrfikësit dhe i ka falënderuar duke iu ofruar çaj.
Ylli i muzikës pop ishte në vendin e ngjarjes vetëm disa orë pas shpërthimit të zjarrit dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.
Gjesti i saj ka prekur shumë njerëz dhe Adele është falënderuar për ndjenjat e shprehura.
Zjarri për 15 minuta shkaktoi vdekjen e 79 personave dhe shumë të tjerë konsiderohen si të zhdukur. Deri më tash vetëm pesë persona janë identifikuar zyrtarisht.