Aktuale

Acari “pushton” Shqipërinë, veriu i vendit i bllokuar

Dita e sotme është cilësuar si një nga më të ftohtat e këtij dimri, ndërsa si pasojë e ngricave në veri të vendit akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë pasi ka prezencë akulli.

Aksi rrugor Qafë Mali-Firezë është i kalueshëm me zinxhir, ndërsa problematike është situata në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë, ku ka rënie të orteqeve të dëborës.

Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe qafë Qerreti-Qelëz është i bllokuar për të gjitha mjetet

Aksi rrugor fushë Arrëz-Qafë Shllak është i bllokuar, po punohet për hapjen e rrugës.

Aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm për të gjitha mjetet me zinxhirë.

Në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape rruga është e bllokuar.

Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë është i kalueshëm me zinxhirë.

Ndërkohë është kthyer furnizimi me energji elektrike në njësinë administrative Shalë. Ndërsa njësia administrative Pult vazhdon të mbetet pa energji.

Por sipas Meteoalb e hëna sjell rritje të lehta të temperaturave, rritje që behet e ndjeshme, e dukshme mesditen e së mërkurës. Reshjet rikthehen në zonat malore, kryesisht ne zonat lindore në datat 10-11 Janar por në sasi të pakta.