Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi, me rastin e votimit për zgjedhjet komunale, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë pasi vota e tyre ka peshë dhe mund të bëjnë ndryshime.
“Kemi dal sot që ta kryej obligimin qytetarë. Edhe i ftoj gjithë të tjerët të rinjtë të rejat, gratë të moshuarit, burrat që të shfrytëzojnë votën e tyre se vota e tyre ka peshë. Vota e ka zërin e vet në qytetin e Prishtinës po edhe në qytete të tjera. Prandaj i ftoj ata që të ushtrojnë votën, sepse me votën e tyre edhe mund të bëjnë ndryshimin edhe mund të bëjnë gjëra të tjera të bukura për qytetin e tyre. Vota ka peshë prandaj shfrytëzojeni të drejtën, të cilën iu jep edhe Kushtetuta”, tha Abrashi.
I pyetur pse priti disa minuta në oborrin e shkollës fillore “Hasan Prishtina”, Abrashi tregoi se në vend të lejes së njoftimit ka marrë pasaportën. /kp