Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, në një debat me studentët e Kolegjit AAB, tha se në programin e tij qeverisës ka paraparë edhe subvencionimin e pagave të praktikantëve të bizneseve në kryeqytet.
“Bizneset e Prishtinës kanë nevojë për praktikantë, por shpesh herë nuk kanë edhe mundësi financiare që t’I mbuojnë ato. Është obligim i komunës që të ndërmjetësojë mes ofertës dhe kërkesës së tregut të punës. Ndoshta këto duken shumë të mëdhaja, por me të vërtetë buxheti i Prishtinës ka kapacitete që t’i mbuojë të gjitha këto”, tha Abrashi para studentëve në Kolegjin AAB, transmeton Gazeta KNN.
Ai akuzoi udhwheqjen aktuale tw Prishtinws se për katër vitet e fundit, vetëm nga buxheti i Prishtinës kanë mbetur pa u investuar rreth 80 milionë investime kapitale.
“Me 80 milionë investime nënkuptojnë shumë rrugë të reja, shumë ndriçim, shumë trotuare, shumë investime të tjera private që që kishin me ardh në ato rrugë të reja ose në “Prishtinën e re” që kishin me u ndërtu, shumë udhë për restorane, për lokale etj. E jona është që t’i shpenzojmë mjetet 100%, por për projekte të tjera kapitale të hyjmë edhe kredi të buta afatgjate që realisht buxhetin 80-90 milionë ta dyfishojmë”, theksoi Abrashi. /Gazeta KNN